Shkup: Gati 100 punëtorë mund të mbeten pa punë?


Rreth 100 punonjësve të N.P. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” nesër u skadon kontrata dhe nuk dihet nëse do t’u vazhdohen. Kjo pasi kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, shkarkoi drejtorin e ndërmarrjes komunale nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Zlatko Perinski dhe në vend të tij emëroi Marjan Mitovskin.

Perinski u shkarkua me arsyetimin se ka ndikuar në tenderin mbi 100 milionë euro për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në Shkup, ndërsa Arsovskën e akuzoi për mosbashkëpunim. Pas kësaj dhanë dorëheqje edhe sekretari i përgjithshëm i qytetit, drejtorët e parkingjeve dhe deponisë së Drislës./TV21