Shkup – E detyroi motrën e mitur të martohej për 3000 euro, arrestohen katër persona

MInistria për Punë të Brendshme njoftonë se Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda, Sektori për Hetimet Kriminale – Njësia Kombëtare për Asgjësimin e Trafikimit të Emigrantëve dhe Kontrabandës në Prokurorinë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më 07.09.2022 ka dorëzuar kallëzim penal kundër personave S.Sh. (25) nga Shkupi, F.A.(46) dhe M.B.(51), të dy nga R. Serbia dhe B.A.(49) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “trafikim me fëmijë” të dënueshme nga neni 418-d paragrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal.

Gjegjësisht, i raportuari i parë S.Sh., vëllai i vajzës, për të përfituar dobi materiale të kundërligjshme prej 3000 euro, ka ndërmarrë veprime për lidhjen e martesës së detyruar të fëmijës me një person nga Serbia, prindërit e të cilit janë e raportuara e dyte F.A. dhe i raportuari i tretë M.B., i cili ka rregulluar dhe ka dhënë të holla për lidhjen e martesës së detyruar. I raportuari i katërt t B.A. kishte rolin e ndërmjetësit në mes të S.Sh. dhe F.A. dhe M.B. për një tarifë prej 200 euro. Personat janë privuar nga liriaa, ndërsa gjyqtari u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.