Shkup, disa pjesë të qytetit nesër pa energji elektrike

Nga EVN Maqedoni SHA kanë njoftuar se nesër pa energji elektrike do të mbesin – në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 13:00, shfrytëzuesit e rrugës “Gemixhiska” nr.139, 141 dhe 143 në Komunën e Gazi Babës.

Në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 14:00, një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Vasil Stefanovski” në afërsi të ambasadës së Malit të Zi, si dhe shfrytëzuesit e rrugëve përreth në afërsi të Ambasadës së Malit të Zi në komunën Qendër.

Një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Kuçkovë të locuar te manastiri në komunën e Gjorçe Petrovit pa rrymë do të jenë në periudhën prej orës 08:30 deri 14:30, ndërsa në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 12:00, një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Koliçani i Poshtëm të locuar në vendin drejtë ambulancës në komunën e Studeniçanit do të jenë pa energji elektrike.

Një pjesë e banorëve të fshatrave Katllanovë, Totincë dhe Rzhaniçinë, tuneli Katllanovë, si dhe edhe shfrytëzuesit nga fshatrat Kozhle dhe Badër në komunën e Petrovecit pa rrymë do të jenë në periudhën prej orës 10:30 deri në orën 15:30.