Shkup, dhjetëra vatra aktive me koronavirus

Shkupi dhe komunat përreth vazhdojnë të jenë vatra të koronavirusit. Në 24 orët e fundit në Shkup janë shënuar 66 raste të reja. Ndërsa i lartë është edhe numri i personave aktiv në këto komuna. Në Çair për momentin aktiv janë 416 persona. Por edhe shtatë komuna të tjera kanë më shumë se nga 100 të infektuar dhe atë Aerodromi – 141, Buteli – 136, Gazi Baba – 151, Qendra – 123, Karposhi – 121, Saraji – 138 dhe Kisella Voda – 109. Më pak se 100 të infektuar kanë komunat Gjorçe Petrov – 88, Studeniçan – 94, Shuto Orizare – 77, Haraçinë – 51, Ilinden – 32, Petrovec – 16, Çuçer Sandevë – 17, Sopishte – 12, Zelenikovë – 2.

Çairi, Gazi Baba, Saraji dhe Aerodromi vazhdojnë të mbeten komunat të cilat e kanë numrin më të madh të të infektuarve me Covid 19. Edhe vetë qytetarët e pranojnë se mos repektimi i masave është arsyeja e rritjes së numrit.

“Mendoj se problemi më tepër është tek mosrespektimi i masave.”

“Se janë të papërgjegjshëm është fakt”

“Kohë dhe menaxhim, vetëm dy fjalë.”

“Kështu jemi ne maqedonasit, për askund, vetëm ndëshkimet janë zgjidhje.”

Për gjendjen e këtillë në kryeqytet ministri Venko Filipçe deklaroi se nuk parashikohet shtrëngim i masave.

Qëndrimi i Komisionit është se me vëmendje ndiqet gjendja epidemiologjike, është e mundur të intervenohet në ndonjë rajon të caktuar ose vendbanim, por për momentin nuk ka indikacion të bëhet ndonjë masë e tillë plotësuese”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ai tha se vendi për momentin ka kapacitete të mjaftueshme për tu ballafaquar me rastet e reja.

Çair – 416
• Aerodrom – 141
• Butel – 136
• Gazi Babë – 151
• Qendër – 123
• Karposh – 121
• Saraj – 138
• Kisella Vodë – 109
• GJorçe Petrov – 88
• Studeniçan – 94
• Shuto Orizare – 77
• Haraçinë – 51
• Ilinden – 32
• Petrovec – 16
• Çuçer Sandevë – 17
• Sopishte – 12
• Zelenikovë – 2/Mefail Ismaili