Shkup: Bllokohet rruga Nikushtak-Haraçinë, pro*testë kundër deponisë

Banorët e Nikushtakut bashkë me ata të Haraçinës sot bllokuan rrugën që i lidhë këto dy fshatra. Për disa orë rrugën e bllokuan me automjete.
Ata thonë se kanë gjatë kohë që kërkojnë zgjidhje për problemin me deponitë e egra që gjenden përskaj rrugës, por nuk po ndërmerren masa për pastrim. Shprehen po ashtu se nëse nuk do të merret masa, do të pro*testojnë çdo të premte.

“Kemi bërë edhe më herët pro*testë, por nuk po marrin masa, por tani do të bëjmë çdo të premte pr*otesta deri në fund. Ose në të pastrohet ose çdo të premte do të këtë pr*otesta që ta marrin veshtë edhe të komunës kjo nuk është sot e dje, është prej 20 vjetësh”, tha një protestues./TV21/