Shkup – Biçikleta përplas një grua nga Tetova dhe ik!

Një grua nga Tetova është përplasur nga një biçiklist në keun e Vardarit.

Më 17 korrik 2022 në orën 20 në SPB Shkup u denoncua se në korsinë e biçikletave në keun e Vardarit, një çiklist ka goditur M.Q (47) nga Tetova, dhe ka ikur. Me këtë rast gruaja ka pësuar me lëndime të rënda trupore të konstatuara në spitalin 8 Shtatori në Shkup.