Dje në Shkup kanë ndodhur 13 aksidente nga të cilat pesë persona kanë marr lëndime të rënda trupore. Në gjashtë aksidente komunikacioni 12 persona kanë marr lëndime të lehta, ndërsa në tre janë shënuar dëme materiale.
Nga MPB njoftojnë se në ditën e djeshme kanë zbuluar dhe sanksionuar një numër të konsiderueshëm të shkelësve të ligjit. 57 vozitës kanë vozitur me shpejtësi më tepër se që është e lejuar, ndërsa janë sanksionuar edhe 31 këmbësor që kanë kaluar rrugën në mënyrë jo të rregullt.
Nga komunikacioni janë ç’kyçur edhe pesë vozitës të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit.