Shkumbohet nga flakët një shtëpi në Shkup

Është djegur shtëpia e Toni Atanasovskit nga Kisella Voda e Shkupit. Nga djegia ka vetëm dëme materiale. Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski apelon deri tek të gjithë qytetarët dhe kompanitë për ndihmë që të rindërtohet shtëpia e familjes Atanasovski.

“Pak më parë kam marrë një lajm tronditës, ku shtëpia e bashkëqytetarit tim Toni Atanasovski është djegur nga themeli. Në periudhën në vijim të gjitha fuqitë tona humane do t’i drejtojmë rreth ndihmës për të. Sërish do ta ndërtojmë shtëpinë e Tonit”, ka shkruar mes tjerash Orce Gjorgjievski, kryetar i Komunës së Kisella Vodës.