Shkullaku: Rama e ka përdhunuar PS-në. Kjo është qeveria e një njeriu të vetëm, nuk i ka zgjedhur askush

Analisti Armand Shkullaku, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV ka folur për ndryshimet e sotme në qeveri nga Edi Rama.

Gjatë bisedës, Shkullaku tha se, kjo është qeveria e një njeriu të vetëm, sepse ata ministra as nuk i ka zgjedhur as nuk i ka votuar askush.

Shkullaku theksoi gjatë diskutimit të tij, se nëse nuk do të ishin ata në sallë si dekor, Rama mund të fliste vetë nga shtëpia dhe të emëronte ministrat njësoj.

‘Çdo gjë këtu është produkt i vullnetit të një njeriu të vetëm. Ajo që duhet të na alarmojë, para se të merremi me budalliqet e Ramës që heq Lolin dhe vë Colin, para se të merremi me këto, ne duhet të shikojmë një gjë që është shumë shqetësuese që ka ndodhur me kohë, por nuk bën keq që e përsërisim, është përdhunimi në grup që Edi Rama i bën PS-së.

Asambleja sot, unë kam pasur mundësinë të dëgjoj edhe një fjalim të ndjek edhe një fjalim të Gadafit, ka folë sa Edi Rama dhe të gjithë njerëzit e duartrokisnin. Aty priteshin koka.

Ne kemi parë nga këto fjalime nga këto fjalime, që zakonisht janë produkt dhe këto lloj shpalljes të vullnetit mbinatyror të liderit suprem, i cili vetëm shpall, as nuk analizon, as nuk diskuton dhe as nuk i jep mundësi njerëzve të thonë mendimin e vet. Prandaj unë e quaj këtë përdhunim në grup.

E patë si rrinte sot asambleja. Asambleja dëgjoi gjysëm ore gomarllëqe për turizmin, kur ishte e mbledhur për të analizuar një qeveri, e cila si asnjëherë më parë në historinë e Shqipërisë, ka ikur e gjitha në burg dhe është e gjitha nën hetim, nën akuzë. Është për meritë të Ramës që ka shpëtuar Rama vetë.

Produkt i kujt është ajo qeveri? I PS-së nuk është, i asamblesë nuk është se këta nuk votojnë dot, as për ministra as për drejtues të partive të tyre nuk vendosin dot, i ka zgjedhur ai. Ju prisni që të ketë debat, se pse këtë djalin tek rinia dhe kjo grua të sekretariati i gruas.

Kjo ndodh sepse njeriu që sot tha se nuk kam asnjë përgjegjësi, dhe i referohemi asaj mbledhjes së asamblesë sikur të ishte vërtetë mbledhje asambleje e një partie. Nëse nuk do të ishin ata në sallë si dekor, Rama mund të fliste vetë nga shtëpia dhe të thoshte se jam një çikë pa qejf sot dhe po e mbledh nga shtëpia’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.