Shkullaku: Pas këtyre zgjedhjeve nuk shoh arsye pse LDK-ja të ekzistojë

Gazetari, Armand Shkullaku, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka arsye që të ekzistojë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 14 shkurtit.
Shkullaku parashikoi që në Kosovë po shkohet sikur në Shqipëri që të krijohen një sistem bipolar mes dy partish të mëdha – Lëvizjes Vetëvendosje në të majtën dhe Partinë Demokratike të Kosovës në të djathtën.

Mirëpo, ai mendon se këtu hapësirë nuk gjen LDK-ja pasi sipas tij abuzimi i tyre i këtyre viteve nuk lë arsye që ata të votohen.
“Unë faktikisht LDK-në nuk e shoh më një subjekt që ka arsye të ekzistojë”, ka thënë Shkullaku në Rubikon.
“Ka abuzu aq shumë me arsyet që ka pasur për të ekzistu, ka abuzu aq shumë me Rugovizmin, ka abuzu aq shumë me pushtetint – për çfarë arsye ka me e zgjedhë?”

I sfiduar nga paneli i analistëve të cilët përmenden mosrënien e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës gjatë tërë këtyre viteve, Shkullaku e justifikoi duke thënë që nuk flet për parti rajonale, cilësim që i ka dhënë AAK-së.
“Do të kemi një të djathtë dhe një parti të majtë”, përfundoi ai.