Shkuan për t’ua shkyçur rrymën, prizrenasit “u hyjnë dru” dy punëtorëve të KEDS-it

Dy punëtorë të KEDS-it janë sulmuar gjatë ditës së djeshme në Prizren.
Policia e Kosovës njofton se atje, dy persona kanë sulmuar fizikisht dy punëtor të KEDS-it të cilit kishin ç’kyqur nga rrjeti elektrik njehsorin e të dyshuarve.

Policia i ka arrestuar të dyshuarit.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar punëtor te KEDS-it të cilit kishin ç’kyqur nga rrjeti elektrik njehsorin e të dyshuarve. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim te prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thekson njoftimi.