Shkronjat e UÇK-së vendosen në kodrën e fshatit Ngucat të Malishevës

Shkronjat e UÇK-së janë vendosur në kodrën e fshatit Ngucat të Malishevës nga veteranët e ushtrisë çlirimtare.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se aksioni i veteranëve të UÇK-së të fshatit Ngucat, duhet vlerësuar dhe çmuar si iniciativë e mirë dhe shenjë nderimi i përjetshëm për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë.

“Kjo pamje e tri shkronjave të shenjta, UÇK, sa përkujtimore për shtigjet e lirisë tonë, janë në pikën strategjike dhe pikë referimi për të rinjtë tanë sot dhe brezat që vijnë se sa e çmuar është liria dhe sa i bukur është atdheu ynë. Nderim për veteranët e UÇK-së për këtë punë të vyer. Ju lumtë!”, ka shkuar Lladrovci.
Mediat kishin raportuar ditë më parë kur kishte filluar të implementohet ky projekt: