Shkrimtari shkodran sjell realitetin e trishtë: Eca 4 orë në plazh, s’pashë një me libër në dorë

Shkrimtari Stefan Çapaliku ka sjellë një realitet të trishtë të së rinjve në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se teksa kishte ecur rreth katër kilometra në plazh, nuk kishte gjetur asnjë me libër në dorë, ndërsa nëpër supermarkete dhe restorante, ku dëgjohet muzikë e “ tmerrshme”, ishin të rinjtë ata të cilët shërbenin.

“Janë djem dhe vajza të reja, ato që shërbejnë nëpër supermarkete, të mbushur me shalqinj, koka-kola dhe cigare apo ne bare dhe restorante, që helmohen sistematikisht dhe pa e kuptuar prej një “muzike” të tmerrshme, të pakuptimtë, të paidentitet.

E pra nuk ka dhe nuk ka pasë ndonjëherë Shqipëria në historinë e saj të re një problem më të rëndësishëm se ky. Sot në katër kilometër plazh që përshkova nuk gjeta as edhe një me libër në dorë.

Na duhet të gjithëve t’i dalim për zot kësaj pune. Kjo gjendje duhej të ishte kryetema e çdo diskursi publik. Përvecse na kanë vjedhë paratë, na kanë grabitë edhe shpirtin. Duan të na shndërrojnë në derra”, shkruan ai./Living/