Shkrimtari serb kërkon që Mercenarët rus “Wagner” të vijnë dhe ta pastrojnë Kosovën nga shqiptarët

Provokimet serbe ditëve të fundit nuk kanë të ndalur. Kësaj fushate provokuese dhe propaganduese përveç mediave serbe u janë bashkangjitur edhe pjesa tjetër e personave me influencë.

Gazetari dhe shkrimtari serb Dejan Lučić në një intervistë për Kurir ka thënë se rusët kanë një njësi private të quajtur “Wagner” dhe se ata me dashuri përgatiten të vijnë në Kosovë për ta pastruar nga shqiptarët.

“Rusët kanë një grup privat “Wagner”, ushtarët e të cilit po luftojnë në Siri, Libi dhe do të luftojnë kudo që të jetë e nevojshme. Ata me shumë dashuri po përgatiten të vijnë në Kosovë dhe ta pastrojnë atë nga shqiptarët. E di që ka shumë djem nga “beretat e kuqe” në grupin “Wagner”, të cilët unë e përshëndes – thekson Lucic.