Shkrimtari madh turk kritikon ash*për politikën e Erdoganit pas kthimit të Shën-Sofisë në Xhami

Laureati turk i Nobelit Orhan Pamuk tha se ai ishte “i zhgënjyer nga ndryshimi në statusin e Hagia Sophia”.

“Turqit janë krenarë që janë shekularë. Kjo do ta heq këtë krenari nga kombi,” i tha shkrimtari Radio BBC.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e shpalli Hagia Sophia-n të hapur për adhurim musliman të premten, pasi një gjykatë vendosi që shndërrimi i kishës dikur bizantine në një muze në 1934, ishte i paligjshëm.

“Vendimi i qeverisë së vitit 1934 që i dha fund qëllimit të saj si xhami dhe e përkufizoi atë si një muze, nuk ishte në përputhje me ligjin,” theksoi gjykata, duke iu referuar një dekreti të nënshkruar nga Ataturk.