Shkrijel: Nënave që iu skadon pushimi i lehonisë iu vazhdohet dhe kjo është e paguar

Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor është sjellë dekret me fuqi ligji në pjesën e Ligjit për marrëdhënie pune që thotë se të gjitha ato nëna pushimi i lehonisë i të cilave skadon nga momenti i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, e ky është 18 marsi, ai iu vazhdohet dhe është paguar pushimi i lehonisë, domethënë FSSHM e bart shpenzimin. Vetë procedura për vazhdimin e pushimit, si dhe për kushte të rregullta zbatohet përmes FSSHM-së, informoi sot zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijel.

Vetë pushimi, siç theksoi Shkrijel në videosesionin në Qeveri, rregullohet me vërtetim dhe letërnjoftim në të cilin prindi thekson se ai, e jo prindi tjetër kujdeset për fëmijën.

“Kjo është situatë që zgjat një kohë të gjatë dhe kuptohet se ka mundësi që prindërit ta shfrytëzojnë me radhë pushimin. E tëra që duhet të bëjnë është që të dorëzojnë deklaratë të tillë me shkrim në Sektorin për Resurse Njerëzore, në institucionin, në firmën ku punojnë që të rregullohet mungesa”, tha ajo.

Shkrijel përkujtoi se janë liruar nga puna dhe aktivitet e punës personat me sëmundje kronike, personat të cilët janë të verbër, personat në karroca invalidore dhe ata me pengesa mesatare dhe të rënda intelektuale.

Ajo shtoi se personat me nevoja të veçanta kanë të drejtën e lëvizjes gjatë ditëve të punës prej orës 19 deri në orën 20 dhe gjatë fundjavave prej orës 11 deri në orën 13 me shoqërues. Këto persona nuk ka nevojë që të marrin leje nga MSHIA-ja, vetëm me vete duhet të kenë ndonjë të dokument që e dëshmon gjendjen e tyre. fc/