Shkon në spital me dhimbje të forta barku por e dërgojnë në shtëpi, vde*s 29-vjeçarja

Një vajzë e re 29-vjeçare vdiq pasi doli nga spitali dhe familja bëri një denoncim për të zbardhur këtë çështje. Teresa D’Auria, estetiste, nga Casoria (Napoli), kishte patur dhimbje barku më 31 dhjetor dhe ishte shoqëruar nga familjarët në spital. Por mjekët e dërguan në shtëpi ditën e Vitit të Ri dhe ajo vdiq më 2 janar.

Dhimbjet e para për Terezën, shkruan “Il Mattino”, kanë qenë në ditën e ndërrimit të viteve, kur familjarët e saj e kanë dërguar në spitalin San Giovanni di Dio ndërsa mjekët e nxorrën të nesërmen. Por dhimbjet kanë vazhduar, aq sa gruaja u dërgua përsëri në spital, por tani ishte tepër vonë. 29-vjeçarja ndërroi jetë dhe tashmë familjarët duan të sqarojnë se cilët janë shkaqet. Autoriteti gjyqësor urdhëroi autopsinë e trupit, i cili ndodhet në spitalin San Giuliano di Giugliano.

Burimi: TGCOM24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania