Shkon në Kushtetuese orari i punëtorëve të “Bechtel & Enka”

Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurën për kushtetutshmërinë e nenit 12 të Ligjit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10. Këto rrugë janë duke u ndërtuar nga konsorciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka”.
Lëndë e gjykatësve kushtetues është orari i punëtorëve të angazhuar në ndërtim, për të cilët ligji thotë se mund të punojnë 60 orë në javë. Sipas gjykatësve, kjo është antikushtetuese dhe në dëm të punëtorëve.