Shkon në 43 numri i të vdekurve nga koronavirusi në …


Një zyrtar shëndetësor në Iran njoftoi se numri i viktimave të koronavirusit në këtë shtet ka shkuar në 43, duke shtuar se 593 persona janë të infektuar.

“Për fat të keq, nëntë persona kanë vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Numri i vdekjeve tash është 43. Rastet e reja të infektimeve prej dje janë 205, që e çon numrin e përgjithshëm në 593”, tha zyrtari Kianush Jahanpur.

Irani është shteti me numrin më të madh të viktimave të koronavirusit jashtë Kinës. Autoritetet e këtij vendi kanë marrë vendim për mbylljen e shkollave deri të martën, ndërsa është zgjatur afati i mbylljes së universiteteve dhe i ndalimit të koncerteve e ngjarjeve sportive edhe për një javë.

Disa zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë një zëvendësministër dhe pesë deputetë, janë infektuar me koronavirus. Qeveria ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.

Mediet iraniane raportuan të shtunën se një deputet, i zgjedhur në zgjedhjet e 21 shkurtit, ka vdekur nga koronavirusi, shkruan “Reuters”,