Shkon në 2329 numri i të vdekurve në Gaza/ Izraeli pretendon se është vrarë komandanti i lartë i Hamasit


Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 2,329 palestinezë në Gaza dhe kanë plagosur 9,714 të tjerë, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Ndërkohë siç raporton “Al Jazeera”, Izraeli pretendon se komandanti i lartë i Hamasit është vrarë.

“Ne kemi dëgjuar nga ushtria izraelite pikërisht këtë mëngjes për shënjestrimin e mbi njëqind objektivave ushtarakë brenda Gazës, duke përfshirë avionët e tyre.

Duke folur edhe për vrasjen e një komandanti të përfshirë në ato sulme të shtunën e kaluar. Ekziston një forcë e specializuar brenda Hamasit e quajtur forca Nukhba. Me sa duket ushtria izraelite pretendon se ka vrarë një nga komandantët e lartë të përfshirë në një nga ato sulme”, raporton nga Tel Avivi gazetari i “Al Jazeera”, Willem Marx