Shkon në 13 numri i viktimave, dhjetëra të plagosur nga shpërthimi i vullkanit Semeru në Indi


Shkon në 13 numri i viktimave dhe dhjetëra të tjerë të plagosur si pasojë e shpërthimit të një vullkani në ishullin Java të Indonezisë. Banorët e fshatrave pranë janë parë duke ikur nga një shtëllungë gjigante e hirit vullkanik, që arriti deri në 15,000 metra në qiellin mbi provincën e Javës Lindore.

Ka shkuar në të paktën 13 numri i viktimave nga shpërthimi i vullkanit Semeru në ishullin indonezian Java. Kjo është bërë e ditur nga agjencia kombëtare e menaxhimit të fatkeqësive, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë nëpër mbeturinat.Dhjetë persona u nxorën të gjallë. Të paktën 57 persona u plagosën nga shpërthimi, duke përfshirë 41 të djegur. Fshati Lumajang ishte i mbuluar me një shtresë të trashë llave të ftohtë dhe hirit.

Banorët e disa fshatrave kaluan natën në ambiente të përbashkëta strehimi ose në xhami. Banorët e fshatrave pranë janë parë duke ikur nga një shtëllungë gjigante e hirit vullkanik, që arriti deri në 15,000 metra në qiellin mbi provincën e Javës Lindore.

Rrugët dhe urat janë dëmtuar dhe tymi i madh që ka kapluar zonën po pengon punën e ekipeve të shpëtimit dhe evakuimit. Zyrtarët ngritën çadra për evakuim jashtë perimetrit prej pesëkilometrash nga krateri i vullkanit.Shpërthimi i fundit i madh i Semeru ishte në dhjetor 2020. Indonezia ndodhet në të ashtuquajturin Brez të Zjarrit të Paqësorit, ku takimi i pllakave kontinentale shkakton aktivitet të fortë sizmik.

Ky arkipelag i Azisë Juglindore ka rreth 130 vullkane aktive në territorin e tij. Në fund të vitit 2018, shpërthimi i një vullkani midis ishujve Java dhe Sumatra shkaktoi një cunami që la gati 400 viktima.