Shkon në 100 numri i banesave të dëmtuara në Bulqizë nga tërmeti

Bulqiza vijon të përballet me lëkundjet e tërmetit. Brenda 48 orëve janë shënuar 7 lëkundje tërmeti. Ndërkohë nga lëkundja e fuqishme e mëngjesit të së premtes e cila ishte me magnitudë 4.5 Rihter numri i banesave të dëmtuara ka shkuar në 100 në të gjithë Bulqizën.

“Informojmë për situatën pas termetit të datës 29.10.2021 që preku qarkun Dibër, nga institucioni i Prefektit në komunikim me MC të bashkisë Bulqizë, bazuar në situatën e krijuar nga raportimet nga njesitë administrative të kësaj bashkie ku u raportuan dëme në disa banesa për të cilën u ngriten 3 grupe punë për këtë qëllim, ku nga verifikimet në terren u konstatuan të demtuara 100 banesa, nga të cilat 60-70 banesa të dëmtuara lehtë dhe 30 banesa me demtime të mesme të shoqëruara me kërkesat e qytetarëve sipas Njësive Administrative të ndara si me poshtë vijon”, thuhet nga bashkia e Bulqizës.

Duke qenë se Bulqiza është zonë sizmike banorët po qëndrojnë në ankth nga frika e lëkundjeve më të forta. Tërmeti më i fortë ishte ai i mëngjesit të së premtes, me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, nga i cili mbetën të dëmtuara disa banesa.