Shkolla fillore “Ibe Palikuqa” shpenzon 4000 euro për mbeturinat!

Të ardhurat buxhetore nga komuna për shkollën “Ibe Palikuqa” në fshatin Bojanë të komunës së Sariajit janë 28.564.883 denarë.

Por jo gjithmonë i gjithë buxheti shfrytëzohet për nevojat e shkollës.
Nga një dokument që është firmosur edhe nga drejtori i shkollës, Bari Mamuti vetëm për mbeturinat shpenzohen rreth 236,184 denarë, ku sipas banorëve aty asnjëherë nuk kanë shkuar për t’i larguar mbeturinat.

Gjithashtu, shërbimet për kompjim kanë kushtuar 73, 807 denarë.
Por në raportin që janë shënuar të gjitha shpenzimet, kjo shifër është shënuar dy herë.
Nga kjo, le të kuptohet se shifra është shënuar vetëm për të plotësuar buxhetin, ndërsa paratë kanë shkuar dikund tjetër.
Buxhetin që ka shkolla, shfrytëzohet për të paguar persona që nuk përfundojnë punën e për këtë askush nuk mbanë përgjegjësi.