Shkolla e mesme në Saraj të Shkupit është një nga institucionet arsimore ku me sukses po realizohet mësimi on-line pas ndërprerjes së mësimit të rregullt për shkak të paraqitjes së virusit korona.
Drejtuesit e shkollës, përmes platformave të ndryshme po ligjërojnë njësitë mësimore edhe për nxënësit e viteve të katërta të cilët për shkak të gjendjes së krijuar kanë anuluar edhe manifestimi e maturës. Nxënësit gjithashtu po përgatisin detyrat projektuese për maturën shtetërore që pritet ta mbrojnë onlinë para komisionit tre anëtarësh të shkollës.