Shkoi ta marrë borxhin e dhënë, rrihet keq nga borxhliu 40-vjeçari nga Llaca e Tetovës

Mе datë 27.10.2024 në ora 13:05 në SPBTetovë personi N.D.(40) nga Llaca e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 12:00, pasi ishte marrë vesh paraprakisht me telefon, ka shkuar në shtëpinë e Sh.H.  nga i njëjti fshat, për t’i marrë paratë që i kishte borxh për punën e bërë, por aty është sulmuar fizikisht nga Sh.H.. Po merren masa për zbardhjen e rastit.