Shkoi në spital për kontroll, 17 vjeçarja kthehet në shtëpi dhe vdes në shtrat


Një tragjedi ka ndodhur në provincën e Viterbos: Aurora Grazini, 17 vjeç, është gjetur e vdekur në shtrat nga prindërit e saj. Vajza jetonte në Montefiascone dhe vdiq papritmas duke lënë një dhimbje të padurueshme.
Karabinierët aktualisht po hetojnë vdekjen e vajzës. Aurora u gjet e vdekur në mëngjesin e kësaj të shtune.
Ditën e premte, për shkak të sëmundjes, ajo u dërgua në spitalin Belcolle, por pas disa kontrolleve, ajo u dërgua në shtëpi.

Vajza u ankua se nuk kishte peshën trupore që duhej. Ajo kishte probleme shëndetësore dhe vazhdonte të humbiste peshë. Por është e paqartë nëse vdekja ka të bëjë me sëmundjen e saj. Tani policia do të hetojë, ndërkohë trupi i vajzës është vënë në dispozicion të autoritetit gjyqësor. Prindërit, kur e gjetën vajzën e tyre të vdekur në shtrat, u tronditën duke thënë:
“Zoti im jooooooooooooo ishte e bukur si një lule, ajo iku si një engjëll !! Joooooooooooooo prehu në paqe vajzë e ëmbël!!! është një nga shumë mesazhet që u shfaqën në profilin në Facebook të vajzës.