Ish- Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka kërkuar qeverisë dhe kryeministrit Rama që të testojë të gjithë shqiptarët për koronavirusin.
Përmes një statusi në rrjetin social, Manjani i referohet mesazhi të kreut të OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) i cili theksin e vuri tek nevoja e madhe për të kryer sa më shumë testime në popullatë, pasi “zjarri s’mund të luftohet me sytë mbyllur”.
Manjani i sugjeron kryeministrit që të shkojë deri në Korenë e Jugut dhe të blejë 2 milionë teste për të gjithë shqiptarët dhe të vërë në përdorim dhe spitalet private.
STATUSI:
“Nuk mund të luftosh një pandemi nëse nuk e di kush është i infektuar. Nuk mund të luftosh një zjarr me sytë e mbyllur”- thotë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit.
Super mesazh!
Dëgjoje, kuptoje dhe zbatoje këtë porosi të OBSH-së, o Kryeministër!!!!
Lëri përrallat me shtetrrethim, se na i ka rrëfyer Kinostudio “Shqipëria e Re” shumë kohë para teje.
Bli tamponë dhe lejo poliklinikat, mjekët e familjes e klinikat private të bëjnë teste. Shpërndaji ato furgonët “si je”, të bëjnë teste në çdo cep të vendit.
Bëje se është krejt e mundur. Bli 2 000 000 tamponë! Në Korenë e Jugut shko. Ose ku të duash xhanëm! Po bleji ato të shkreta!
Testo popullsinë realisht jo si ato të checkup.
Të gjithë do ta bënin këtë test për të kuptuar ku është. Por edhe shtetitveç mirë i bëhet të ketë rezultate të qarta.
Vetëm mbi këtë bazë ndërtohen politika të sigurta mbrojtje të popullsisë, për sot e për nesër. Bota po mendon për valën e dytë të pandemisë diku rreth vjeshtës.