Jeton Beqiri është trajneri i ri i Shkendijës. Tetovarët sot vendosën t’i besojnë trajnerit 41-vjeçar, i cili do të ketë për detyrë t’ia kthejë titullin Tetovës.
Beqiri vjen te Shkendija në vend të Ardian Nuhiut, i cili para Vitit të Ri u largua nga “kuq e zinjtë” e Tetovës, pasi nuk arriti t’i përmbushte pritshmëritë e drejtuesve.
Beqiri ka përvojë të madhe në drejtimin e Shkendijës. Ka qenë disa herë në stafin profesional të skuadrës edhe si asistent edhe si trajner i parë. Hera e fundit që ka drejtuar “kuqezinjtë” ka qenë në vitin 2015. Ndërkohë ka qenë trajner te Renova, Drita, Struga TL dhe Bilis Balshi nga Shqipëria.