Shkëndija sqaron: Delegati nuk kërkoi heqjen e flamurit, e gjitha ishte në regji të policisë!

Shkëndija kthehet me tre pikë nga transferta me Brerën në Strumicë, ku Fiton Ademi bën ligjin me dy gola. Gëzimin e plotë të kuqezinjëve nuk e lejuan forcat e rendit (policia), të cilët kërkuan largimin e flamurit kombëtar shqiptar nga tribuna ku ishin vendosur tifozët shqiptar, pas çka “Ballistët” vendosën të braktisin stadiumin pas vetëm 30-të minutave lojë.

Nga faqja zyrtare e Shkëndijës kanë bërë të ditur se largimi i flamurit shqiptar nuk kishte të bëjë me delegatin e ndeshjes, por e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës.

“Protesta e kuqezinjëve nuk dha rezultat pasi delegati i ndeshjes nuk kërkoi në asnjë moment heqjen e flamurit dhe e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës”, thonë nga klubi tetovar.