Shkëndija-Shkupi përfundon pa gola – “Ballistët” mesazh për abetaren e përbashkët

Ndeshja në kuadër të ligës së parë të Maqedonisë së Veriut mes Shkëndijës dhe Shkupit është përmbyllur pa fitues, 0 me 0. Nuk u regjistrua asnjë incident mes tifozëve, ndërsa vëmendjen tërhoqi koreografia e tifozëve të Shkëndijës – Ballistët, të cilët kërkuan që edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut të jenë pjesë e abetares së përbashkët mbarë shqiptare.

Tifozët e Shkupit, Shvercerët as sot nuk u penguan që të marrin pjesë në stadium. Kohë më parë kryesitë e të dyja klubeve u thirren në takim tek zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, me qëllim përcjelljen e një mesazhi për një lojë fer dhe pa incidente. Përndryshe, Shkëndija dje bëri publike arritjen e marrëveshjes me trajnerin Qatip Osmani.