Shkëndija ndahet me trajnerin Artim Shaqiri


Shkëndija e Tetovës ka ndarë rrugët me trajnerin Artim Shaqiri. Nga burime jozyrtare mësohet se Shaqiri nuk është më pjesë e kuqezinjëve, ndërsa skuadra tetovare do të udhëhiqet nga ndihmës e tij deri në emërimin e një trajneri të ri.

Sipas asaj që flitet, Shkëndija do të bëhet me drejtues të rinj dhe të njejtit do të emërojnë edhe trajnerin që do ta udhëheq skuadrën në këtë sezon. Skender Jonuzi është emri më i përfolur për stolin kuqezi, ndërsa pritet gjithçka të vendoset dhe zyrtarizohet ditëve në vijim nga vet klubi tetovar.