Shkenda Dubova ik nga dimri , bën pushime luksoze në Maldives

E suksesshmja buznesmene shqiptare, Shkenda Dubova, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo i ka dhënë vetes një pushim në ishujt luksoz Maldive, duke e përmbyllur kështu në mënyrën më të mirë muajin e parë të vitit. Dubova ndau të shtunën me ndjekësit e saj disa fotografi atraktive nga pushimet në ishujt e largët.

Ajo dukej mjaft tërheqëse e veshur me një këmishë të bardhë, ndërsa shijonte pishinën me pamje panorameske nga peisazhi që të ofrojnë Maldivet. Asaj mund të shihet se i ishin servirë fruta dhe verë në një tabaka në formë zemre, gjersa nuk e ka bërë të ditur se nga kush po shoqërohet në këtë udhëtim.

Për ta bërë edhe më mistike këtë pjesë, ajo vendosi thjeshtë një zemër të bardhë në mbishkrimin e fotografive, duke lënë në pikëpyetje fansat se mos kjo lidhet ndopak me jetën emotive të saj. Sido që të jetë, pëlqimet dhe komentet e shumta për biznesmenen nga Gjilani nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saj.