Shkencëtari kroat jep lajmin e mirë, tregon se kur do të dal vaksina nga Oxfordi

Shkencëtari kroat Kristijan Ramadan, profesor i mjekësisë molekulare në Oxford, ishte mysafir i Studios 4 të HRT-së (televizionit kroat) dhe ai me këtë rast ka bërë publike se vaksina kundër Coronës tashmë është prodhuar dhe se tani po priten rezultatet e fundit të testimit.
“Gjatë fazave 1 e 2 ka treguar se nuk është e dëmshme për shëndetin e njeriut dhe ka dëshmuar se krijon përgjigje imunitare. Në fazën e tretë është zgjeruar numri i njerëzve në 30 mijë për vaksinim oxfordian”, ka thënë Ramadani në emisionin e Studios 4 të HRT-së.

Do të mbrohen edhe të moshuarit
Po presim të dhënat se çfarë efektesh ka vaksinimi për pengimin e sëmundjes nga Covidi. Ekzistojnë dy parametra që synohen të arrihen me këtë vaksinë, që janë mbrojtja nga forma më e rëndë e sëmundjes , prandaj të mbrohet nga vdekshmëria”, ka komentuar Ramadani, duke shtuar se në fazën e tretë deri tash është vënë re se edhe pleqtë kanë treguar përgjigje imunitare ndaj vaksinimit.

“Sipas të gjithë parametrave, vaksinimi me siguri do të mbrojë edhe popullatën e moshuar nga infeksionet e rënda”, ka komentuar ai.
“Duhet të sqarojmë se vaksina tashmë është prodhuar dhe kjo është hera e parë në historinë e prodhimit të vaksinave që kompania AstraZeneca në 10 fabrikat e saj gjithandej nëpër botë të prodhojë një miliard doza vaksinash. Tani po priten vetëm rezultatet e fundit”, ka theksuar Kristijan Ramadani, profesori i mjekësisë molekulare nga Oxfordi.

Lejet e para rreth Krishtlindjeve
“Lejet e para për vaksinim mund të merren rreth Krishtlindjeve, të parët në radhë do të jenë më të rrezikuarit”, ka bërë të ditur Ramadani.
Në shkencë nuk mund të udhëhiqet me parashikime, por duhet të shfrytëzohen të dhënat që ende po grumbullohen dhe ai ka shpresë se ato brenda një kohe të shkurtër, në bazë të 30 mijë vullnetarëve të Oxfordit do të dëshmojë se vaksina mbron nga infeksioni.

Faza e tretë e vaksinimit tonë është bërë me dy vaksina. Doza e parë merret intra muskulare, kurse e dyta pas 4 javësh. Me siguri ekziston mbivaksinimi për shkak të përgjigjes. Sa kohë do të jetë i mbrojtur organizmi kur zhvillohen stacionet imune, ende nuk dihet”, ka thënë ai dhe ka shtuar se disa të dhëna flasin se antitrupat që krijon edhe përmes imunizimit spontan, kur vetë infektohemi, zgjasin rreth tre muaj, pastaj zhbëhen ngadalë.
Vaksina e parë nuk do të jetë e përsosur, po është me rëndësi që të kapërcehet kjo situatë e rëndë dhe që të zbuten pasojat e sëmundjes. “Gjatë gjithë vitit të ardhshëm dhe vitit tjetër do të përmirësohet cilësia e vaksinës, përkatësisht cilësia e saj për mbrojtjen e organizmit”, ka thënë ai