Shkencëtarët: Nuk ka dyshim që bota do të goditet nga një pandemi e re

Shkencëtarët thonë se nuk ka dyshime që bota do të goditet nga një pandemi e re dhe se kjo është thjeshtë çështje kohe. Ndaj ata u bëjnë thirrje vendeve në të gjithë botën që të përgatiten për të parandaluar një infeksion të ri.

Sipas tyre urbanizimi dhe zgjerimi i habitatit tonë në afërsi të kafshëve vetëm sa shton mundsinë e përhapjes së ndonjë virusi të ri tek njerëzit.
Në këtë laborator të Londrës mostrat e marra nga persona të ndryshëm testohen për rreziqet më të mëdha që i kanosen njerëzimit.

Vullnetarë të shëndetshëm ekspozohen ndaj patogjenëve në mënyrë që shkencëtarët të mësojnë më shumë rreth sëmundjeve dhe të testojnë vaksinat.
SARS-COV-2, virusi që shkakton COVID-19, është një nga viruset që studiohet këtu.

Shkencëtarët thonë se pandemia është larg fundit, pasi ndërsa vaksinat po arrijnë në disa vende, të tjera vende po përjetojnë rritje të infeksioneve.
Për më tepër, shkencëtarët paralajmërojnë se COVID-19 nuk është pandemia e fundit që bota sheh.
“Në të ardhmen do të ketë pandemi tjera. Është e qartë se gjithçka ka ndryshuar, kjo e fundit ndryshoi mënyrën se si e shohim një pandemi dhe se si duhet të përgatitemi”, thotë Lawrence Young, Profesor i Onkologjisë Molekulare në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin Warwick.