Shkencëtaret kinez: Covid-19 u shfaq për herë të parë në Spanjë

Kina është identifikuar prej kohësh si epiqendra e shpërthimit të Covid-19, i cili tani ka regjistruar 530 mijë viktima në të gjithë botën.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) do të fillojë një mision kontrolli brenda disa ditësh në Pekin për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.

Por përpara misionit kritik, një nga studiuesit kryesorë të Kinës, Wang Guangfa këmbënguli që OBSH gjithashtu duhet të shkojë në Spanjë.

Zyrtari i lartë kinez iu referua studiuesve në Barcelonë të cilët thanë zbuluan mbetje të koronavirusit në kanalet e trajtimit të ujërave të ndotur që datojnë nga 12 marsi i vitit të shkuar.

Shefi i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Zeng Guang gjithashtu tha: “Nuk ka rëndësi se me cilin vend fillon puna për identifikimin shkencor, për sa kohë që përfshin të gjitha vendet e lidhura dhe është kryer me të drejtë.”

Ai shtoi se prania e Covid-19 në mostrat e ujërave të zeza në Barcelonë, nëntë muaj para shfaqjes së virusit që u raportua për herë të parë në Wuhan, tregoi për një origjinë të ndryshme të mundshme.

Kina është akuzuar prej kohësh për fshehjen e detajeve për shpërthimin e virusit, diçka që ata e kanë mohuar vazhdimisht.

Deri më tani në Spanjë janë shënuar 28,385 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 297,625, ndërsa në Kinë 4,634 viktima dhe 83,557 të infektuar.