Shkencëtarët amerikanë hasin në vrima të çuditshme në fund të oqeanit: Cila është hipoteza juaj?

Gjatë një ekspedite të fundit në thellësitë kryesisht të paeksploruara të kreshtës veriore të Atlantikut të Mesëm, shkencëtarët hasën në diçka shumë të çuditshme – vrima të vogla në fund të oqeanit, të rreshtuara në dhjetëra vija të drejta.

Gjithçka do të ishte mirë, domethënë, nuk do të kishte asgjë të pazakontë në këtë zbulim, nëse ato vrima nuk do të ishin në mes të asgjëje dhe në një thellësi të madhe; afërsisht 2.5 kilometra nën sipërfaqen e Oqeanit Atlantik. 

Më 23 korrik, specialistë nga anija Okeanos Explorer e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA) eksploruan një gumë vullkanik nënujor në veri të arkipelagut të Azores me një nëndetëse robotike dhe regjistruan struktura të pazakonta në fund e oqeanit. Rreth një javë më vonë, rreth 483 kilometra larg, ata gjetën katër grupe të tjera të këtyre vrimave misterioze, në një thellësi prej 1.6 kilometrash.

NOAA kërkoi opinionin e publikut dhe pyeti njerëzit në Facebook dhe Twitter se çfarë mendonin se shkencëtarët regjistruan me atë rast. Morën një sërë përgjigjesh.

“Megjithëse vrimat duket se janë të krijuara nga njeriu, depozitat e vogla të sedimentit rreth tyre tregojnë se dikush ose diçka i ka gërmuar. Ne u përpoqëm të shikonim në to dhe t’i preknim me mjetet e nëndetëses, por s’ia dolëm” shkroi NOAA në një deklaratë.
https://mobile.twitter.com/oceanexplorer/status/1551659318637760512?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1551659318637760512%7Ctwgr%5Ebb642748e8ce9a74158dfdae76cb3bf24601840e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fshkencetaret-amerikane-hasin-ne-vrima-te-cuditshme-ne-fund-te-oqeanit-cila-eshte-hipoteza-juaj%2F