Shkenca sjell maskën e re, ndriçon kur je i infektuar me Covid-19!


Shkencëtarët në Japoni kanë krijuar një maskë të re anti-covid, e cila ndriçon kur zbulon gjurmë të koronavirusit. Mediat e huaja shkrujnë se shkencëtarët përdorën qeliza struci për prodhimin e maskës.

Yasuhiro Tsukamoto dhe ekipi i tij në Universitetin e Kiotos janë shprehur se maskat e reja do t’u ofrojnë njerëzve një mënyrë të thjeshtë për të zbuluar nëse janë të infektuar me Covid.

Shkencëtarët shpresojnë që kjo metodë të çojë në identifikimin e personave pozitivë me virusin. Grupi i studiuesve zhvilluan disa eksperimente për 10 ditë me 32 persona që ishin infektuar me koronavirus, duke zbuluar se të gjitha maskat që ata mbanin, ndriçonin në rrezet Ultra Vjollcë.