Shkenca pretendon se koronavirusi nuk përhapet nga sipërfaqet si dorezat e dyerve

Koronavirusi nuk përhapet nga sipërfaqe si dorezat e dyerve, pretendojnë së fundmi shkencëtarët në SHBA, pasi sipas tyre sasia e gjendur në dorezat apo çelësat e dritave nuk është e mjaftueshme për të sëmurur një person.
Në fillim të nisjes së pandemisë në mars ata thanë se prekja e sipërfaqeve dhe më pas vendosja e duarve në gojë apo hundë, shtonte shanset e prekjes nga virusi.

Por tashmë ekspertët e University of California pretendojnë se çështja e sipërfaqeve duket se nuk është mjaftueshëm e fuqishme për të sëmurur njerëzit.
Prof. Monica Gandhi, tha se çështja e sipërfaqeve nuk duket më prioritare.
“Duket se nuk është përhapja prej sipërfaqeve. Kishte shumë frikë në fillim të pandemisë për përhapjen nga objektet por tashmë e dimë se rrënja e përhapjes nuk është nga prekja e sipërfaqeve apo prekja e syrit”.

“Është nga të qenit pranë një personi që përhap virusin nga hunda e apo goja e tyre, në shumicën e rasteve pa e ditur fare që po e bëjnë këtë.”
Kjo sugjeron se së shpejti mund të dalin nga funksioni spërkatja e sipërfaqeve me dezinfektues.

Më herët është thënë gjithashtu se virusi mund të jetojë deri në dy ditë në sipërfaqe prandaj njerëzit inkurajohen që njerëzit të mos prekin gjërat që nuk do blejnë në supermarkete.
Dyqanet tashmë i japin klientëve të tyre spraj anti-bakterial me të cilat të dezinfektojnë shportat apo karrocat e tyre.Profesoresh Gandhi shtoi se maskat i bllokojnë pjesëzat e virusit pasi piklat infektuese “nuk mund të kalojnë mes fibrave”.

Ajo tha se mënyra më e thjeshtë për të marrë virusin është nga “ekspozimi ndaj sekrecioneve të gojës e të hundës së të jë infektuari”.
Në një tjetër studim sugjerohej se pjesëzat e virusti të mbetura në sipërfaqe kanë një rrezik të vogël infektimi.