Shkëmbim me armë zjarri në Kaçanik – Një i vdekur dhe një i plagosur, autorët ia ‘mbathin’

Një shkëmbim me armë zjarri mes disa personave ditën e sotme në Kaçanik në Kosovë, i ka kushtuar jetën një 30-vjeçari. Një tjetër person ka mbetur i plagosur dhe bëhet me dije se është vëllai i viktimës 30-vjeçarit me inicialet H.B.

Personi tjetër me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar po merr ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë, pas plagëve të marra. Të dyshuarit janë në arrati pasi janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Prokuroria Themelore e Ferizajt ende është duke kryer hetime dhe nuk e di motivin që çoi deri te vrasja.