Shkëlzen Gashi kritikon Albin Kurtin: Më e rëndësishme jeta e 1500 qytetarëve të helmuar apo njohja nga Greqia?

Shkëlzen Gashi, Ish këshilltari i kryeministrit Albin Kurti e ka akuzuar këtë të fundit për hipokrizi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka rikutjuar se kur Kurti ishte në opozitë thoshte se jeta e qytetarëve të Kosovës është më e rendësishme sesa çdo hap tjetër diplomatik.

“Më e rëndësishme jeta e 1500 qytetarëve të helmuar apo njohja nga greqia? Kur ishte 26.2% më e rëndësishme ishte jeta e qytetarëve, ndërkaq tani që është 50.2% më e rëndësishme është njohja nga greqia“, ka shkruar Gashi në Facebook.

Kujtojmë se mbi 1500 qytetarë nga Deçani kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e helmimit që po vazhdon të mbetet enigmë. Ndërsa kryeministri Albin Kurti ka hyrë në ditën e 7-të të qendrimit në Greqi, ku po merr pjesë në hapje të edicionit të 23-të të Symi Symposium në Athinë.

Kurti ka marrë kritika të shumta që nuk ndodhet në Kosovë për tu qëndruar afër banorëve të Deçanit, numri i të cilëve po vazhdon të rritet si pasojë e helmimit.