Shkëlzen Gashi kërcënohet me jetë gjatë intervistës: Hajt se Policia t’run nja 1 muj, mandej e sheh

Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i është dashur të shkojë me mbrojtje të Policisë në emisionin “Rubikon”, për t’i sqaruar deklaratat e tij për krimet e luftes, për çka edhe u shkarkua.

Derisa intervista e tij po transmetohej direkt në Facebook, ai është kërcënuar me jetë dhe me largim nga Kosova, shkruan Gazeta Sinjali.

Disa nga komentuesit janë irrituar edhe me drejtuesin e emisionit, Adriatik Kelmendin për faktin se e ka ftuar Gashin për intervistë.

“Adriatik aj person duhet plumbe ejo intervist qasi berllogu je edhe ti”, ka shkruar njëri.

“Hajt se Policia t’rujn nja 1 muj, mandej e shef kush të run”, ka kërcënuar një tjetër.

“A ka shqiptar qe e Rep jo me myt po me Rep kadale me ja q* nonen kryp mi qit”, ishte një koment tjetër.

“Demostrata me qit jahst kosove ket qen”, ka kërcënuar një person tjetër.

Gashi ka thënë se nuk ka thënë asnjëherë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka vearë civilë të pafajshëm serbë. Por është shprehur sërish i bindur se disa pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë krime.