Ushtria ruse të shtunën raportoi një shkelje të ar*mëpushimit që i dha fund konf*liktit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.
“Një rast i shkeljes së armëpushimit u raportua më 11 dhjetor në rrethin Hadrut”, tha një deklaratë nga ministria ruse e Mbrojtjes, e cila ka vendosur paqeruajtës në rajon.
Ushtria ar*mene njoftoi dy fshatra që janë nën kontrollin e Karabakut janë su*lmuar nga ana e Azerbajxhanit. Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se ishin marrë “kundërmasa të duhura” kundër “provokimeve” nga pala tjetër, por shtoi se ar*mëpushimi “aktualisht po respektohej”.
Një zëdhënës i forcave paqeruajtëse ruse konfirmoi “shkëmbimin e zja*rrit me ar*më automatike”, duke i thënë agjencisë Ria Novosti se kërkesat për të respektuar ar*mëpushimin u ishin dërguar të dyja palëve.
Më herët gjatë ditës, forcat e Karabakut njoftuan se tre lu*ftëtarë të tyre ishin pl*agosur në një su*lm nga forcat Azerbajxhanase.
Gjashtë javë lu*ftime në Nagorno Karabak, të cilat lanë mijëra të vd*ekur në të dy palët, përfunduan me një shkat*ërrim për ushtrinë armene.
Marrëveshja e ar*mëpushimit sponsorizuar nga Moska në nëntor i dha Azerbajxhanit fitimet territoriale dhe lejoi që rreth 2.000 paqeruajtës rusë të vendosen në rajon.
Rajoni i Nagorno-Karabakut njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo arment etnikë përbënin pjesën më të madhe të popullsisë atje dhe refuzonin rregullin azerbajxhanas.
Ata kanë udhëhequr çështjet e tyre vetë, me mbështetje të Armenisë, prej kur trupat e Azerbajxhanit dhe civilët etnikë të këtij shteti janë larguar nga rajoni, në lu*ftën që ka përfunduar me ar*mëpushim më 1994.