Shkelën masën e vetizolimit, futen në karantinë dhe detyrohen të paguajnë shpenzimet

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin 651 personave u është dhënë vendim për izolim , derisa 346 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.

Policia ka kryer kontrolle të rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim. Janë regjistruar tre shkelje të masës së izolimit-vetizolimit. Personat në fjalë do të futen në karantinë të detyrueshme shtetërore ndërsa shpenzimet do t`i paguajnë vetë.

Nga MPB gjithashtu informojnë se 618 persona kanë shkelur masën për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, gjegjësisht mbajtjen e maskës.