Shkel të gjitha rregullat, Bolsonaro heq maskën ndërsa tregon se është me Covid (VIDEO)

Një veprim të papërshtatshëm ka bërë sërish presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro kur deklaroi përpara mediave se ishte prekur nga koronavirusi. Ndërsa qëndronte përpara gazetarëve të cilët interesoheshin për shëndetin e kreut të shtetit Bolsonaro pranoi se testi i fundit kishte rezultuar pozitiv dhe më pas hoqi maskën që mbante një fytyrë diçka e ndaluar kjo për personat e infektuar.

Presidenti Bolsonaro kishte shfaqur simptoma disa ditë më parë si temperaturë dhe kollë dhe për këtë arsye iu nënshtrua një tjetër testimi që për të ishte i katërti.

Ai shumë mirë mund të konsiderohet si ndër të paktit drejtues shtetesh që e kanë nënvlerësuar pandeminë. Bolsonaro ka shkuar dhe më tej duke e cilësuar atë si “një grip të lehtë”. Gjatë javëve nën karantinë shpesh herë presidenti brazilian iu bëri thirrje guvernatorëve që të hiqnin masat shtrënguese për të rihapur ekonominë.