Shkëndija kampione e Maqedonisë në futboll! Bashkë me Shkupin dhe Strugën do të garojnë në Evropë

Shkëndija e Tetovës e mbylli sezonin, duke festuar me trofeun e titullit të kampionit që e pranoi pas ndeshjes së fundit me Shkupin, takim ky që u mbyll me rezultat 1:1.
Për trajnerin Ernest Gjoka ky titull ka një rëndësi të veçantë.
“Ky është trofeu im i pestë, por ky është më i veçanti, pasi që e ka marr ekipi i Shkëndisë, ekipi nga Tetova, një ekip që është flamur për të gjithë ne shqiptarët”, tha Ernest Gjoka – Trajner i Shkëndijës.

Ndërsa për kapitenin e kuqezinjve ky titull ka një rëndësi në karrierën e tij.
“Shkëndija gjithmonë ka ambicie për tu bërë kampion edhe së pari duhet të falënderojmë Lazim Destanin, Armatën kuqezi ballistët. Për mua do të thotë sa më shumë trofe, aq me shumë më gëzojnë, dhe do luftojë që të kem sa më shumë tufe dhe suksese në karrierën time”, u shpreh Egzon Bejtullahu – kapiten i KF Shkëndijës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini është i lumtur që edhe në kohë pandemie, kampionati përfundoi me sukses.
“Pa marr parasysh pandeminë në Maqedoni, por edhe në mbarë botën, të gjitha ndeshjet që u organizuan edhe nga ana federatës edhe nga ana e klubeve, pasi që dimë se çdo lojë organizon edhe klubi, mendoj se janë përfunduar me sukses”, deklaroi Muhamet Sejdini – kryetar i FFM-së.

Paraprakisht gjatë ndeshjes tifozët e klubit kuqezi, Ballistët, në një moment u futën në tribuna me çka u ndërpre ndeshja, ndërsa SPB Tetovë më vonë doli me një kumtesë ku tha se për të gjithë ata që janë futur në stadium do të merren masa adekuate.

Në fund për të festuar bashkë me lojtarët në fushë hyrën figura politike si Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Kreshnik Bekteshi, Artan Grubi e Teuta Arifi.
Ndërkohë Ballistët festën e vazhduan qendër të qytetit deri në orët e vona. Ky është titulli i katërt në histori për Shkëndijën. Ndryshe në renditjen tabelore i dyti u renditë Shkupi dhe në vendin e tretë Struga Trim e Lum. Këto tre ekipe do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në garat evropiane.