Shkatërrohet grupi që merrej me trafikimin e emigrantëve, 10 të arrestuar në Maqedoni

Nga Ministra e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar 10 persona ndërsa janë parashtruar kallëzime penale për gjithsej 17 persona të përfshirë në trafikim ndërkombëtarë të emigrantëve, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se personat në fjalë kanë marrë nga 2000 deri në 4000 euro për person gjatë transportit të emigrantëve në shtetet e BE-së.

“Ky grup kriminal ndërkombëtar drejtohej nga M.I., S.M., Zh.K., D.D. dhe S.P., ku fillimisht kanë siguruar automjete nga agjencitë për marrjen me qira të makinave nga Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Bullgaria, e më pas kanë angazhuar “shoferë” dhe “pastrues ë terrenit” për pranimin dhe transportin e emigrantëve. Nga ana e organizatorëve, përmes takimeve personale në lokacione të paracaktuara në Serbi dhe Hungari, si dhe përmes aplikacioneve mobile, “shoferëve” dhe “pastruesve”, si dhe organizatorëve nga Serbia dhe Hungaria, u është dërguar vendndodhjen e saktë për pranimin e migrantëve të paligjshëm. Nga këto lokacione, migrantët janë marrë nga S.I., M.D., K.Zh., A.T., S.S., SH.G, N.M, N.M. dhe M.M. të cilët janë punësuar si “shofer” dhe “pastrues”. Të njëjtët persona punësonin herë pas here persona të tjerë si shoferë për të pranuar emigrantët”, thonë mes tjerash nga MPB.