Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme deri te Prokurorira Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka parashtruar kallëzim penale kundër M.A.(27) dhe A.H.(20) të dy nga Pakistani.
Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “trafikim me emigrantë” në bazë të nenit 418 të Kodit Penal.
“Më datë 22.12.2021, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në autostradën Kumanovë – Tabanoc, në objektet e braktisura në fshatin Konjare e Epërme të Kumanovës, policët e Sektorit për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz kanë gjetur 40 persona – emigrantë prej të cilëve 21 persona janë nga India, 15 nga Siri, dy nga Pakistani dhe nga një nga Maroko dhe Turqia. Mes tyre tre janë fëmijë”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në kumtesë më tej thuhet se pas ndërmarrjes së masave, është konstatuar se M.A. dhe A.H., të cilët kanë qenë pjesë e grupit, e kanë organizuar grupin dhe për kompensim financiar duhej t’u organizonin kalim ilegal në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
Gjatë ditës, M.A. dhe A.H. do të dalin para gjykatësit të procedurës paraprake, ndërsa, personat e tjerë janë vendosur në qendrën e pranimit./TV21