10 tonë droga të ndryshme narkotike që janë sekuestruar deri në gusht të këtij viti, sot u shkatërruan në fabrikën Makstil në bazë të vendimeve gjyqësore pas mbarimit të proceduarave penale dhe në bazë të vendimeve gjyqësore për asgjësimin e tyre.
“Bëhet fjalë për 8,2 tonë marijuanë që u shkatërrua, 100 kg heroinë, hashash dhe kokainë, mbi 1000 bimë dhe fara të kanabisit dhe 1,2 milionë substanca psikotropike që është sasia më e madhe e drogës së sekuestruar, që në tregun e zi do të arrinte vlerë prej 26 milionë euro”, pohoi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.