Shkarkohet zv.ministri Gjergj Dedaj, dje përkrahësit e tij dogjën flamurin e Turqisë


Gjergj Dedaj është shkarkuar nga posti i zëvendës ministrit të Punëve të Jashtme. Kështu të paktën shkruan portali turk, (Kosovali.org) duke cituar deputetin e këtij komuniteti, Fikrim Damka.

Sipas këtij të fundit, pas një telefonate të zhvilluar me Kryeministrin, Haradinaj, është konfirmuar se Dedaj nuk është më pjesë e ekzekutivit, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, Gjergj Dedaj tash e një kohë të gjatë përmes statusave në Facebook ka shprehur qëndrimin e tij të hapur kundër Turqisë dhe Presidentit Reccep Tayyip Erdogan.