Ish-shefja e prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska është shkarkuar nga Këshilli për Prokuror Publik.
Nga ana tjetër prokurorja Ivana Trajçeva është dënuar 6 muaj me 30% të rrogës pasi Këshilli për prokurorë publik e pranoi propozimin e komisionit disiplinor i cili hapi procedurë me kërkesë të prokurorit Lubomir Joveski.
Procedura pasoi pasi u konstatua se prokuroret Ruskovska dhe Trajçeva, por edhe Elizabeta Josifovska kanë bërë shkelje ligjore në procedurën për hetimin dhe bastisjen në policinë financiare që aso kohe drejtohej nga Arafat Muaremi, i cili më pas kishte dorëzuar dorëheqje.
Ruskovska në periudhën deri në vendimin e këshillit ishte suspenduar nga prokuroria, ndërsa në prokurorinë për luftë kundër krimit të organizuar u zëvendësua nga Islam Abazi.